Vllaznia ndalet me një barazim 0-0 në miqësoren ndaj Bylisit

214

Miqësorja në mes Vllaznisë dhe Bylisit e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut është mbyllur në barazim 0-0. Dy ekipet kanë bërë një ndeshje përgjithësisht të mirë dhe stafet teknike të tyre kane mbetur te kenaqur nga paraqitja e lojtareve ne fushe. Vllaznia e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Në portë sërish ka qenë Sherri, në mbrojtje Adili, Shehi, MAlota e Marku ndërkohë që treshja e mesfushës ka qenë e përbërë nga Gurishta, Ramadani e Bardulla. Në sulm ndërkohë kanë luajtur Lika e Shtubina të cilët kanë qenë në mbështetje të Hristov. Në pjesën e dytë ndërkohë trajneri Jonuz ka aktivizuar pjesën tjetër të lojtarëve teksa ka debutuar me fanellën kuqeblu edhe sulmuesi moldav Sidorenco. Kjo është miqësorja e fundit e Vllaznisë e cila paraditen e sotme i dha fund edhe përgatitjeve në Ohër dhe pas ndeshjes ndaj Bylisit ka marrë rrugën drejt Shkodrës.
© vllaznia.al