Vllaznia ndalet në Laç, pëson humbjen e parë në transfertë

117

Faza e dyte e kampionatit ka nisur me humbje per ekipin e Vllaznise. Ai eshte mundur 0-3 ne ndeshjen e luajtur ne Laç nga skuadra vendase. Kuqeblute e nisen me disa ndryshime në formacion teksa kanë luajtur për herë të parë si titullar këtë herë Ristevski dhe Bardulla. Në minutat e para ka një lojë të barabartë në mes dy ekipeve dhe mungojnë rastet në portat respektive. Në minutën e 38-të Nuabueze lihet I lirë të veprojë në fyrje të zonës duke mos u markuar nga askush dhe gjuajtja e fortë e tij përfundon në rrjetë. Me këtë gol do të mbyllej pjesa e parë ndërkohë që në fillimin e së dytës, trajneri Jonuz mundohet të freskojë skuadrën duke aktivizuar Ualusimbin dhe Uenderson por nderkohe ne minuten e 52-te perseritet e njejta gje. Nigeriani I sulmit laçian serish nuk pengohet nga askush ne depertimin e tij drejt zones dhe po ashtu as gjuajtja dhe topi perfundon serish ne rrjete. Nje avantazh qe padyshim I dha qetesine vendasve te cilet pa kaluar shume minuta shenojne dhe te tretin. Ne minute e 60-te Lushkja shenon edhe golin e trete pas një çorientimi total të mbrojtjes shkodrane. Në pjesën e mbetur të sezonit, nuk ka më histori dhe Vllaznia detyrohet të pranojë humbjen.
Laçi- Vllaznia 3-0
Shënues: Nuabueze ’39, ’52, Lushkja ’60
Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja (Ymeri 88′), Teko, Xhixha (Malçi 79′), Nuabueze (Berisha ’69). Trajner: Armando Cungu
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Ristevksi, Malota, Shehi (Wenderson ’55), Marku, Krymi, Ramadani (Emerson ’79), Bardulla (Walusimbi 51′), Shtubina, Lika. Trajner: Mirsad Jonuz
Gjyqtarë: Philip Faruggia, Paul Apap, Ivan Galea (Malte)