Vllaznia ndërpret bashkëpunimin edhe me futbollistin Ristevski

607

KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka ndërprerë kontratën me një tjetër futbollist i cili nuk ka qenë në planet e stafit teknik për gjysmën e dytë të sezonit. Bëhet fjalë për mbrojtësin Aleksandar Ristevski. Me të është arritur marrëveshja përkatëse e mbylljes së bashkëpunimit.
KF Vllaznia e falenderon futbollistin Ristevski për kontributin e dhënë këto muaj për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme”.
www.vllaznia.al