Vllaznia ndëshkohet në minutat shtesë nga Partizani

348

Minutat shtese kane rezultuar fatale per ekipin e Vllaznise ne ndeshjen e luajtur pasditen e se shtunes ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj ekipit te Partizanit. Dy gola te shenuar ne fund, i kane dhene fitoren te kuqve 3-1 ne kete ndeshje e cila u duk se do te shkonte drejt barazimit pas golave te shenuar qe ne pjesen e pare.
Ne fillim ka kaluar ne avantazh Partizani. Ne minuten e 15-te Melo perfitoi nga nje gabim i portierit Sherri ne zoterimin e topit dhe e dergon ate ne rrjete. Ishte Çinari qe ka gjuajtur me te majten e tij nga jashte zone dhe portieri Sherri nuk e zoteron topin. Perfiton nga kjo Melo qe nuk e ka te veshtire ta dergoje ne rrjete. Ky ishte rasti i pare i rrezikshem ne dy portat respektive dhe menjehere gol per Partizanin. Dhe Vllaznia ka reaguar menjehere. Ne minuten e 18-te Lika gjuan fort, portieri Hoxha e grushton topin por nuk e zoteron, aty eshte Krymi qe e dergon ne rrjete, 1-1.Keshtu, pjesa e pare e ndeshjes ne mes Vllaznise dhe Partizanit u mbyll ne barazim 1-1.
Ne fillim e se dytes, trajneret filluan edhe me ndryshimet. Lerda aktivizoi Asanin dhe Jonuz kunderpergjigjet me Walusimbin. Loja nxehet dhe Partizani ka nje moment te mire ne minuten e 58-te por Sherri shpeton porten e tij.
Ne minuten e 66-te eshte Shtubina shume prane golit, por gjuajtja e tij grushtohet me veshtiresi nga portieri Hoxha jashte vijes fundore. Nga kendi topi i krosuar nga Lika goditet me koke nga Marku por mbi traverse.Ne minuten e 89-te kundersulm i shpejte i Vllaznise por gjuajtja e Likes grushtohet nga Hoxha. Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit, ne minutat shtese Partizani ka shenuar dy here, me ane te Çinarit dhe Asanit dhe kesisoj ka fituar 3-1.
VLLAZNIA- PARTIZANI 1-3
Shenues; Krymi 18’/ Melo ’15, Çinari ’92, Asani ’94
VLLAZNIA: Sherri, Gligorov (Walusimbi 56′), Malota, Shehi, Gurishta, Ramadani, Krymi, Hygor (Emerson 74′), Marku, Lika, Shtubina (Kruja ’68).Trajner: Mirsad Jonuz
PARTIZANI: Hoxha, Mala, Belica, Boldor, Trashi, Telushi, Broja (Idrizaj ’71), Kote (Asani 50′), Kordeiro, Çinari, Solomon (Bardhi 79′). Trajner: Franko Lerda
Gjyqtar: Andi Koçi