Vllaznia në përgatitje për ta mbyllur me fitore fazën e tretë të kampionatit

158

Faza e tretë e kampionatit të kategorisë së parë do të mbyllet ditën e shtunë dhe në Shkodër Vllaznia do të luajë sfidën ndaj Erzenit. Me skuadrën që rivalizoi gjatë gjithë kohës, ajo do të luajë në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 16.00. Djemtë e drejtuar nga trajneri Agim Canaj janë të vendosur për ta mbyllur në mënyrën e duhur këtë kampionat dhe prandaj kanë si objektiv ta fitojnë këtë ndeshje por edhe finalen e kategorisë së parë ndaj Bylisit. Skuadra prej ditës së djeshme ka nisur stërvitjen dhe pavarësisht kushteve aspak të mira atmosferike duke zbatuar programin stërvitor dhe gjërat po shkojnë në mënyrën e duhur për t’i bërë mbylljen perfekte këtij sezoni.
© vllaznia.al