Vllaznia, përgatitjet e fundit për ndeshjen me Kukësin

181

Që prej pasdites të së enjtes ekipi i Vllaznisë i është rikthyer përgatitjeve për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë ditën e dielë në orën 17.00 në “Elbasan Arena” ndaj Kukësit. Stafi teknik ka në dispozicion të 25 lojtarët dhe për momentin fokusi është i përqendruar tek ndërtimi i strategjisë për të kaluar me sukses këtë takim të vështirë. Shqetësim mbetet gjendja e Gligorov apo dhe Emerson që kanë ende probleme të vogla me dëmtimet e tyre megjithatë stafi mjekësor po i kushton rëndësinë e duhur duke shpresuar që gjithçka të jetë në rregull dhe të dy këta lojtarë të jenë të gatshëm për të luajtur. Në rradhët e futbollistëve dhe stafit, ka besim se ndaj Kukësit nuk do të dalin pa pikë.
© vllaznia.al