Vllaznia rikthen tifozët dhe mund thellë Skënderbeun

335

Vllaznia rikthen tifozet dhe njekohesisht rikthehet vete tek fitorja. Madje kete here me rezultatin e paster 4-0 ndaj Skenderbeut ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi”.Vllaznia e nisi mire ndeshjen por vetem ne minutat e fundit te pjeses se pare do te vinin rastet dhe pas minutes se 30-te presioni i saj erdhi duke u rritur. Ne minuten e 34-te kapiteni Lika provon nga nje goditje denimi dhe pret portieri Koliçi. Pese minuta me vone eshte Gurishta me koke qe e dergon topin paksa mbi traverse.Ne minuten e 39-te provon Kruja nga nje goditje denimi dhe portieri Koliçi me grushtimin e tij shpeton serish porten e Skenderbeut. Por ne minuten e 40-te Gurishta pengohet brenda zones nga nje mbrojtes dhe gjyqtari Bajrami fare prane aksionit tregon piken e bardhe te 11-metershit. Kapiteni Lika eshte i sakte dhe e dergon topin ne rrjete. Me pas nuk ka zhvillime te tjera dhe pjesa e pare mbyllet 1-0.Pjesa e dyte nis me nje shkendije te Bregut por me pas eshte Vllaznia qe serish merr ne zoterim lojen. Ne minuten e 62-te Kruja ka nje mundesi te shkelqyer per te dyfishuar shifrat por gjuan mbi traverse. Nje minute me vone Bregu tenton nga nje goditje denimi por topi kalon mbi traverse. Nderkohe ne minuten e 67-te Shtubina pengohet brnda zone dhe arbitri Bajrami serish tregon piken e bardhe. Gjuan Lika dhe shenon serish, 2-0. Ne minuten e 84-te Zogaj menjehere sapo futet ne fushe ne vend te Shtubines, vepron shume bukur ne zone dhe shenon golin e trete.Ne shtese nderkohe eshte nje tjeter aksion i bukur i Vllaznise dhe Lika pason tek Hygor qe krejtesisht i lire brenda zone shenon golin e katert me koke. Perfundimisht 4-0 per Vllaznine.

Vllaznia-Skënderbeu 4-0
Shenues: Lika ’41 (11-m), ’68 (11-m), Zogaj ’84, Hygor ’92
VLLAZNIA: Sheri, Gligorov (Ristevski), Gurishta, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika, Kruja (Emerson), Shtubina (Zogaj). Tr: Mirsad Jonuz.
SKËNDERBEU: Koliçi, Vitija, Pollozhani, Turtulli, Meksi, Daja, Dita, Muja, Grishpshi, Bregu, Krasniqi.