Vllaznia s’ arrin të shpallet kampione, humbet finalen ndaj Bylis

134

Vllaznia nuk ia ka dalë të shpallet kampione e kategorisë së parë për sezonin 2018-2019. Ajo është mundur 1-3 në finale nga Bylis. Takimi është luajtur në stadiumin “Niko Dovana” të Durresit dhe padyshim që ka qenë i rëndësishëm për të dy ekipet, por ballshiotët kanë treguar më shumë dëshirë dhe e kanë merituar fitoren. Në fakt ka qenë Vllaznia e cila ka kaluar e para në avantazh ne minutën e 13-të. Pas një goditje këndi, Malota godet topin me kokë dhe ai pritet nga portieri Bytyçi por mbetet pranëvijes fatale. Ignat i vëmendshëm, ka ndjekur aksionin dhe nuk e ka të vështirë ta dërgojë atë në rrjetë, duke kaluar në avantazh Vllazninë. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë gol ndonëse ballshiotët krijojnë disa raste shënimi. E dyta nis ndryshe. Në minutën e 47-të Anthony do të barazonte shifrat pas një veprimi te bukur brenda zonës së rreptësisë, ndërsa në minutën e 61-të do të ishte Bajramaj që do të kalonte në avantazh Bylisin. Vllaznia ndërkohë ësht2 e pafuqishme për të reaguar dhe Junior është i vetëm në përpjekjet e tij. Madje Ujka do të shenonte edhe golin e tretë për ballshiotët që kësisoj hipotekojne titullin kampion duke fituar 3-1.
© vllaznia.al