Vllaznia të shtunën luan një tjetër ndeshje miqësore

572

Skuadra e Vllaznisë do ta shfrytëzojë edhe këtë fundjavë pa ndeshje zyrtare për të zhvilluar një takim miqësor. Kështu, është rënë dakord dhe nesër në orën 11.00 në fushën sportive “Reshit Rusi” do të luhet ndeshja kundër ekipit të Burrelit. Një 90 minutësh që do t’i shërbejë trajnerëve Lika e Plori si testi përfundimtar një javë përpara nisjes së ndeshjeve të gjysmës së dytë të kampionatit. Vllaznia luajti edhe të mërkurën për kupë ndaj Kamzës dhe tashmë edhe me këtë miqësore, do të jetë gati për sfidën e javës së ardhshme ndaj Erzenit me të cilën do të rinisë kampionati.
© vllaznia.al