Vllaznia- Tirana, finalja e sotme e kupës së minifutbollit për femra

191

Finalja e të parës kupë të minifutbollit në futbollin e femrave që organizohet nga FSHF do të diskutohet në mes Vllaznisë dhe Tirana AS. Vllaznia ka mundur në gjysmëfinale ekipin e “Juban Danjes” ndërkohë që në gjysmëfinalen tjetër Tirana AS ka fituar me Kinostudion.
Ndeshja finale në mes këtyre dy ekipeve do të luhet sot në orën 14.00 në kompleksin sportiv “Lici” në Shkodër. Pritet të jetë një sfidë interesante ku Vllaznia konsiderohet favorite për fitimin e ndeshjes dhe njëkohësisht të kësaj kupe.
Megjithatë, edhe Tirana AS do të kërkojë të tregojë forcën e saj dhe do të tentojë ta mundë ekipin shkodran dhe kjo ka për t’u parë në fushën e lojës.Duhet thënë se pas përfundimit të kësaj ndeshje, lojtaret më të mira të këtyre ekipeve por edhe të skuadrave të tjera të kampionatit shqiptar, do të udhëtojnë drejt Ulqinit me kombëtaren shqiptare e cila do të qëndrojë atje e grumbulluar për disa ditë në prag të ndeshjeve zyrtare.
© vllaznia.al