Vllaznia tre pikë me shumë vlerë ndaj Partizanit

166

Vllaznia ka arritur të marrë një fitore me shumë vlerë ndaj Partizanit në kuadrin e ndeshjeve të javës së 26-të të Kategorisë Superiore. Kuqeblutë kanë fituar 1-0 me golin e shënuar nga kapiteni Lika me 11-metërsh në minutën e 35-të. Ndeshja është zhvilluar pa praninë e tifozëve pas vendimit të FSHF-së për të mbyllur dyert e stadiumeve për shkak të situatës së krijuar në vend nga përhapja e virusit dhe në kuadrin e marrjes së masave për parandalimin e shpërndarjes së tij.
Skuadra jonë ka bërë një ndeshje përgjithësisht të mirë, ndonëse lojtarët kanë qenë në ankthin e marrjes me çdo kusht të një rezultati pozitiv dhe në fund ia kanë dalë me sukses të fitojnë. Me këtë trepikësh Vllaznia është ngjitur në kuotën e 35 pikëve dhe javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Vlorës për t’u ndeshur me Flamurtarin vendas.
© vllaznia.al