Vllaznia U15 dy fitore në dy ndeshje në turneun e Selanikut

194

Suksesi i ekipit Vllaznia U15 që pak ditë më parë u shpall kampion i Ligës Amatore për Zonën e Veriut, po shoqërohet me një pjesmarrje të tij në një turne ndërkombëtar futbolli në Greqi. Bëhet fjalë për “2nd Atermon Youth International Soccer Festival” që zhvillohet në Selanik. Ekipi ynë merr pjesë në grupin B të përbërë nga katër skuadra dhe deri më tani ka luajtur dy ndeshje. Në të parën, Vllaznia U15 ka mundur me rezultatin e thellë 6-0 ekipin vendas të Atermon. Serinë e golave të këtij takimi e ka hapur mesfushori ëilliam Cungu, më pas kanë shënuar edhe Gjolaj, Boshti, Kurbasha, Rekaj dhe Kodra, duke kompletuar kësisoj këtë fitore të thellë. Në të dytën ekipi kuqeblu ka luajtur ndaj “Shooters” duke e mundur atë me rezultatin e thellë 5-0. Lojtarët tanë kanë treguar një nivel të lartë duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren. Dy prej golave të kësaj fitoreje të thellë i ka shënuar mesfushori Arval Maliqi, ndërsa të tjerët kanë patur për autorë Rekajn, Kodrën dhe Cinin. Sot ndërkohë, Vllaznia U15 do të luajë ndaj PAOK ndeshjen e fundit në grup dhe në rast fitoreje por edhe barazimi, do të shkojë në finalen e këtij turneu. Kjo do të përsëriste suksesin e ekipeve të tjera të Akademisë Vllaznia sepse një muaj më parë, Vllaznia U12 u shpall fituese po e këtij turneu ndërsa ajo U14 zuri vendin e dytë.
© vllaznia.al