Vllaznia U15 e nia kampionatin me fitore, mund 2-1 Internacional

44

Vllaznia U15 e ka nisur me fitore kampionatin e sivjetem, te parin qe organizon FSHF per kete grupmoshe. Ajo ka luajtur ne Peze- Helmes ndaj Internacional dhe ka fituar me rezultatin 2-1. Takimi ka nisur me mire per vendasit qe kaluan te paret ne avantazh me ane te Valterit ne minuten e 18-te por me pas jane kuqeblute e drejtuar nga trajneret Zhejani e Zmijani qe kane ballancuar çdo gje jo vetem ne fushen e lojes por edhe ne rezultat. Ka qene mesfushori Zaganjori qe ka barazuar shifrat ne minuten e 46-te dhe kaq ka mjaftuar qe ne fushe te degjohej vetem ekipi shkodran. Ne minuten e 79-te do te vinte edhe goli i dyte per te, ai i fitores, shenuar nga Halili. Perfundimisht 2-1 per Vllaznia U15 qe e nis kampionatin me fitore, nderkohe qe javen e ardhshme do te luaje serish ne transferte, kete here ndaj Tiranes.
© vllaznia.al