Vllaznia U15 fitore me goleadë ndaj Kukësit

175

Tjetër fitore në kampionat, madje këtë rradhë me shifra shumë të thellë në transfertë ndaj Kukësit nga ekipi Vllaznia
U15. Kuqeblutë e drejtuar nga trajnerët Zhejani e Zmijani kanë fituar me rezultatin e thellë 12-0 ndaj këtij kundërshtari që nuk ka paraqitur asgjë në fushën e lojës. Zaganjori ka shënuar tre prej këtyre golave, dy të tjerë ng Halili ndërkohë që golat e tjerë mbajnë për autorë futbollistët Guri, Selmani, Jukaj, Amuli, Kulli e Gjondrekaj ndërkohë që ka patur edhe një autogol të Sylës së Kukësit. Me këtë fitore Vllaznia U15 është ngjitur në kuotën e 39 pikëve dhe vijon të jetë në vendin e tretë në renditje, vetëm një pikë larg Tiranës.
© vllaznia.al