Vllaznia U15 merr edhe një tjetër fitore në kampionat

406

Vllaznia U15 ka arritur nje tjeter fitore ne kampionat. Ajo ka mundur sot me rezultatin 2-1 ekipin Brians ne ndeshjen e luajtur ne Lezhe. Ndeshja në fakt nuk ka nisur mirë për ekipin shkodran. Që në minutën e 25-të vendasit fitojnë një 11-metërsh por që nuk arrijnë dot ta kthejnë në gol. Megjithatë entuziasmi i futbollistëve të Vllaznisë nuk zgjati shumë. Vetëm pak pak sekondash, do të ishte futbollisti Marku që do të kalonte në avantazh ekipin Brians. Megjithatë kuqeblutë kanë reaguar menjëherë.Në minutën e 30-të ka qenë Guri ai që ka barazuar shifrat dhe kjo gjë do t’u jepte zemër futbollistëve të drejtuar nga trajnerët Zhejani e Zmijani.Katër minuta më vonë do të ishte Ersi Zaganjori që do të shënonte edhe golin e dytë për Vllaznia U15 e cila kalon kësisoj në avantazh.
Vllaznia U15 pas javës së katërt të kampionatit ka 9 pikë të grumbulluar me 3 fitore dhe një barazim. Duhet thënë fakti se ekipi shkodran nga këto ndeshje tre i ka luajtur në transfertë dhe vetëm një në Shkodër.
© vllaznia.al