Vllaznia U15 merr një tjetër fitore në kampionat

450

Pas asaj të së mërkurës, Vllaznia U15 ka marrë një tjetër fitore në kampionat. Kësaj rradhe ka mundur në transfertë ekipin e “Football Republic” me rezultatin 2-0.Në takimin e luajtur në kryeqytet paraditen e sotme, djemtë e drejtuar nga trajnerët Nefail Zhejani dhe Denis Zmijani kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, duke e dominuar atë nga fillimi e deri në fund. Pjesa e parë në fakt, pavarësisht rasteve të krijuara, është mbyllur në barazim 0-0. Krejt ndryshe ka qenë e dyta teksa fillimisht ka shënuar golin e parë Luçiano Kola në minutën e 54-të dhe më pas në të 63-tën ka qenë i zakonshmi Ersi Zaganjori që ka shënuar të dytin dhe të fundit e kësaj ndeshje.Me këtë fitore, Vllaznia U15 është ngjitur në kuotën e 33 pikëve dhe mban vendin e tretë në renditje duke qenë një hap larg Internacional dhe Tiranës që mbajnë dy vendet e para.
© vllaznia.al