Vllaznia U15 mund edhe Partizanin

393

Vllaznia U15 ka marrë një tjetër fitore në kampionat dhe vijon rrugëtimin e saj drejt arritjes së objektivit. Ajo në takimin e rradhës ka mundur me rezultatin 2-1 Partizanin. Ndeshja është shoqëruar me një rivalitet të madh dhe pjesa e parë, pavarësisht rasteve të krijuara nga të dy ekipet, nuk ka prodhur gol dhe për këtë arsye, është mbyllur në barazim 0-0. Në të dytën ka qenë krejt ndryshe. Në minutën e 42-të ka qenë Luçano Kola që ka bërë gjithçka mirv në krahun e majtë, ka krosuar në zonë, aty ku Zaganjori i vetëm përballë portierit kundërshtar, nuk e ka patur shumë të vështirë që me kokë ta dërgojë topin në rrjetë. Epërsia e kuqebluve të drejtuar nga trajnerët Nefail Zhejani dhe Denis Zmijani ka vijuar edhe në minutat e tjera dhe në të 63-tën ata kanë fituar të drejtën e një 11-metërshi. Atë e ka marrë përsipër ta ekzekutonte sërish Zaganjori që është i saktë dhe e dërgon topin në rrjetën e portës së të kuqve. Këtu duket se ndeshja mbaroi por pak minuta më vonë, do të kishte 11-metërsh për Partizanin. Ne minuten e 68-te do te ishte Çela qe nga pika e bardhe dhe do te ishte i sakte perballe portierit Jukaj. Ne minutat e mbetura, pavaresisht perpjekjeve, nuk ka gol tjeter dhe ne kete menyre, gjithçka do te mbyllej me fitoren 2-1 te Vlalznia U15. Kjo e fundit me këtë trepikësh është ngjitur në kuotën e 36 pikëve dhe mban vendin e tretë pas Tiranës që ka një pikë më shumë, ndërkohë që kryeson renditjen Internacional me 42 pikë.
© vllaznia.al