Vllaznia U15 vijon me fitoret dhe paraqitjet e mira në kampionat

180

Vllaznia U15 vijon me paraqitjet e mira në kampionatin kombëtar të kategorisë Superiore ku merr pjesë. Në ndeshjen e fundit, ka fituar me rezultatin e thellë 10-0 ndaj Kukësit ku autorë të golave kanë qenë Zaganjori (3), Qokthi (3) si dhe Tafili, Guri, Kulli e Gjondrekaj.
Pas javës së shtatë të kampionatit ekipi ynë mban vendin e dytë në renditje me 6 fitore dhe 1 humbje (edhe kjo e pamerituar ndaj Tiranës kryesuese). Trajnerët Nefail Zhejani dhe Denis Zmijani janë të bindur se kanë në dispozicion një grup lojtarësh të talentuar dhe që padyshim do të tentojnë të bëjnë mirë në këtë kampionat.
Ndeshjen e rradhës, Vllaznia U15 do ta luajë ditën e shtunë në Laç ku padiskutim që do të synohet fitorja e rradhës.
© vllaznia.al