Vllaznia U17 arrin një tjetër fitore, mund Shënkollin e vendit të dytë

501

E dyta fitore rradhazi për Vllaznia U17. Ajo ka fituar paraditen e sotme ndaj Shënkollit, ekip ky që mbante vendin e dytë në renditje. Takimi ka patur shumë rivalitet por në fund kanë gëzuar kuqeblutë. Ata kanë kaluar në avantazh që në minutën e 2-të me anë të Muliut. Ndërkohë miqtë kanë fituar një 11-metërsh në minutën e 26-të dhe kjo ka sjellë golin e barazimit me anë të Lekajt. Por vetëm kaq, sepse djemtë e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi brenda dy minutash kanë shënuar dy gola, fillimisht me anë të Sufajt në ’37 dhe më pas me anë të kapitenit Paloka në ’39. Pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 3-1. Në të dytën, do të ketë sërish 11-metërsh për Shënkollin. Portieri Çaku ndërhyn rëndë ndaj një lojtari kundërshtar dhe arbitri i ndeshjes ka treguar pikën e bardhë dhe njëkohësisht larguar atë me të kuq, pas plotësimit të numrit dy të të verdhave. Në distancën e 11-metërshit, sërish Lekaj është i saktë dhe ngushton shifrat. Në minutat e mbetura Shënkolli tentoi golin e barazimit por nuk ia ka dalë. Vllaznia U17 fitoi kësisoj me rezultatin 3-2 dhe ngjitet në kuotën e 21 pikëve duke mbajtur vendin e tretë në renditje.
© vllaznia.al