Vllaznia U17 fiton “derbin” me KF Shkodra, Vllaznia U19 barazim me AAS

16

Dy gola të shënuar në pjesën e dytë i kanë mjaftuar Vllaznisë U17 për të marrë një tjetër fitore në kampionat dhe për të vijuar rrugëtimin e saj të suksesshëm. Në ndeshjen e luajtur ndaj ekipit Shkodra, 90 minutëshi i ka patur brenda të gjitha, përfshi këtu golat, 11-metërshat e humbur dhe shumë raste. Pas një pjese të parë më të mirë për ekipin e Shkodrës, në të dytën vendosi klasi i kapitenit Papaj që shënoi golin e parë për Vllazninë, ndërkohë që i dyti mban firmën e Maliqit. Zëvendëstrajneri Pirani e ka konsideruar shumë pozitive këtë fitore, për më tepër që skuadra ka patur shumë mungesa në këtë ndeshje. Ndërkohë Vllaznia U19 edhe këtë javë nuk ka arritur dot të fitojë. Në ndeshjen ndaj AAS, është vulosur rezultati i barabartë 0-0, pavarësisht përpjekjeve të dy ekipeve për të shënuar.
© vllaznia.al