Vllaznia U17 fiton me Kukësin 2-0 në “Reshit Rusi”

141

Paraditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” është luajtur ndeshja në mes ekipeve të 17 vjeçarëve të Vllaznisë dhe Kukësit, e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit. Kuqeblutë e trajnerit Bizi kanë fituar me rezultatin 2-0. Me këtë fitore, ata janë ngjitur në kuotën e 16 pikëve por kanë edhe një ndeshje me pak për të zhvilluar. Takimi ka nisur me gol teksa sulmuesi Paloka ka zhbllokuar rezultatin që në minutën e 9-të. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë gol ndërkohë që në pjesën e dytë do të vinte edhe goli i dytë dhe i fundit i ndeshjes, shënuar nga kapiteni Hotaj. Por duhet thënë se pavarësisht fitores, trajneri Bizi pretendon një lojë edhe më të mirë nga skuadra e tij.