Vllaznia U17 merr një tjetër fitore, Vllaznia U19 barazim

260

Vllaznia U17 ka fituar me rezultatin 3-0 ne ndeshjen e rradhes, ate ndaj Brians ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Nje loje e dominuar ne te gjitha drejtimet nga elipi shkodran i cili me kete avantazh duket shume prane fitores se kesaj ndeshje.Protagonisti kryesor per ekipin shkodran do te ishte mesfushori dhe kapiteni i tij- Enes Papaj.Ai ka zhbllokuar shifrat fillimisht ne minuten e 16-te dhe me pas ka dyfishuar shifrat 10 minuta me vone.Ne pjesen e dyte nderkohe ka vijuar dominimi i futbollisteve shkodrane te cilet ne minuten e 68-te kane shenuar edhe golin e trete me ane te sulmuesit Antonio Delaj. Me kete fitore Vllaznia U17 eshte ngjitur ne kuoten e 19 pikeve, megjithate duhet pritur edhe 45 minuteshi i dyte. Nderkohe Vllaznia U19 ka arritur nje tjeter barazim duke arritur rezultatin 2-2 ndaj Term.Ndeshja nuk ka nisur aspak mire per kuqeblute. Miqte nga Tirana me dy aksione kane arritur te shenojne dy gola me ane te Kekos dhe Prenges ne minutat 27 dhe 32 duke krijuar nje çoroditje tek vendasit.
Megjithate ata kane gjetur forca te reagojne dhe brenda pjeses se pare, pikerisht ne minutat 41 dhe 43 kane arritur te shenojne dy here me ane te Olsi Malit dhe Angjelo Radovanit duke barazuar rezultatin.U mendua se ne fillimin e pjeses se dyte gjerat do te ishin ndryshe por nuk do te ndodhte keshtu. Ne minuten e 61-te portieri Tomas Kiri ndeshkohet me karton te kuq dhe le skuadren e tij me nje futbollist me pak ne fushe.Ne loje eshte portieri tjeter Çaku qe ze vendin e Elbasanit dhe ne fakt Vllazni U19 pavaresisht se me 10 futbolliste per gjysme ore ushtron presion, krijon raste por nuk arrin te shenoje dot duke bere qe e gjithe ndeshja te mbyllet ne barazim 2-2.
© vllaznia.al