Vllaznia U17 mund edhe Dinamon, tjetër barazim për Vllaznia U19

162

Ndonëse me disa mungesa të rëndësishme në formacion, Vllaznia U17 ka vijuar me serinë e fitoreve në kampionat, duke mundur këtë herë ekipin e Dinamos me rezultatin 2-1. Ka ndodhur kështu në ndeshjen e luajtur në Tiranë dhe futbollistët kuqeblu treguan vlerat e tyre duke dominuar në të gjitha drejtimet ndaj kundërshtarit dhe duke marrë në fund trepikëshin e merituar.Ka qenë sulmuesi Antonio Delaj ai që ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 18-të dhe gjashtë minuta më vonë do të ishte kapiteni Enes Papaj që do të shënonte edhe golin e dytë.Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 2-0 në favor të Vllaznia U17. Në të dytën ka qenë Sallaku ai që ka ngushtuar shifrat për Dinamon por vetëm kaq. E gjithë ndeshja do të mbyllej me fitoren e ekipit shkodran me rezultatin 2-1.Në këtë mënyrë, pas javës së pestë të kampionatit, Vllaznia U17 është ngjitur në krye të renditjes me 13 pikë ndërkohë që në vend të dytë është Tirana me një pikë më pas, por ajo ka edhe një ndeshje për të luajtur më shumë.
Nderkohe Vllaznia U19 ka marre nje tjeter barazim, kete here 2-2 ndaj Dinamos. Ne fillim kane qene dinamovitet ata qe kane kaluar te paret ne avantazh me ane te Brahjes qe ne minuten e 6-te nderkohe qe per Vllaznine do te barazonte shifrat sulmuesi Ardit Nikaj ne minuten e 29-te. Pjesa e pare do te mbyllej me shifrat e barabarta 1-1.Ne te dyten ka qene perseri Dinamo U19 ajo qe ka kaluar ne avantazh me ane te Fixhes ne minuten e 57-te dhe pavaresisht perpjekjeve te ekipit shkodran goli vonoi te dale ne drite.Megjithate kater minuta para fundit ka qene kapiteni i ekipit Olsi Mali ai qe shenuar golin e barazimit dhe kesisoj i gjithe takimi eshte mbyllur ne shifrat 2-2.
© vllaznia.al