Vllaznia U17 mund edhe Partizanin, ndalet Vllaznia U19

213

Vllaznia U17 ka fituar 2-1 ne fushen sportive “Reshit Rusi” ndaj Partizanit, ne ndeshjen e vlefshme per kampionatin e 17 vjeçareve. Kjo eshte fitorja e dyte rresht per kuqeblute qe i kane bere nje nisje te mire kampionatit te sivjetem.
Ndeshja ka nisur me gol per te kuqte. Ne minuten e 8-te ka qene Qehaj qe ka vepruar mire ne zone, ka shmangur nje kundershtar dhe me qetesi e ka derguar topin ne rrjete.Vllaznia nderkohe Ne minuten e 38-te Delaj do te barazonte shifrat me nje gol shume te bukur. Kesisoj pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 1-1.Ne pjesen e dyte do te ishte serish Delaj qe do te shenonte per Vllaznine. Me nje kundersulm te shpejte, ai ka arritur t’i shmanget mbrojtesit dhe perballe portierit nuk gabon.Ne minutat e mbetura pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve nuk ka patur gol tjeter dhe kuqeblute kesisoj kane marre nje tjeter fitore me vlere ne kampionat duke udhehequr renditjen me pike te plota.
Nderkohe Vllaznia U19 eshte mundur nga Partizani. Kane qene shkodranet qe kane shenuar te paret ne “Reshit Rusi”. Ka qene sulmuesi Radovani ai qe ka kaluar ne avantazh kuqeblute dhe u duk se pjesa e pare do te mbyllej me kete gol.Por nuk do te ndodhte keshtu sepse ne minuten e 44-te ka qene Çarçani qe do te barazonte per te kuqte dhe pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 1-1.Ne te dyten u mendua se Vllaznia do te ishte me agresive ne kerkim te fitores, por nuk ka ndodhur e kunderta. Ne minuten e 51-te ka qene sulmuesi koplikas i te kuqve Marinaj ai qe do te shenonte golin e dyte per ta.Kuqeblute u hodhen ne sulm per te barazuar por ne vend qe te ndodhte kjo, vjen goli i trete per Partizanin. Kete here ka qene nje autogol i Pusit qe ka ndeshkuar skuadren e tij. Perfundimisht 3-1 per te kuqte.
www.vllaznia.al