Vllaznia U17 mundet nga Tirana në “Reshit Rusi”

318

Vllaznia U-17 e ka zhvilluar sot ndeshjen e rradhës për kampionat, atë ndaj Tiranës. Në “Reshit Rusi” në fund të takimit kanë dominuar bardheblutë që kanë fituar me rezultatin 4-1. Në fakt, ky rezultat nuk i përgjigjet lojës së zhvilluar. Pjesa e parë ka qenë më e mirë për kuqeblutë të cilët kanë patur edhe tre raste të pastra shënimi por të pakonkretizuara dot nga ana e mesfushorit- sulmues Arjet Bizi. Por gjithçka do të përmbysej në pjesën e dytë sepse Tirana ka kaluar e para në avantazh me anë të Çaushajt. Vllaznia reagoi dhe dy minuta më vonë ka qenë Papaj që ka barazuar shifrat por vetëm kaq. Bardheblutë kanë shënuar më pas njëri pas tjetrit tre gola me anë të Avdiut, Qefalisë dhe Gjunkshit duke fituar kësisoj me rezultatin e thellë 4-1.
Formacioni i Vllaznia U17 ne kete ndeshje ishte ky: Zefi, Moleci, Qerpiku, Pusi, Tinaj, Papaj, Çoku, Elbasani, Hotaj, Bizi dhe Sufaj.
www.vllaznia.al