Vllaznia U17 pëson humbjen e parë por ka kontestime për arbitrimin. Barazon Vllaznia U19

182

Vllaznia U17 ka pesuar humbjen e pare ne keto shtate jave kampionat, megjithate ka ndodhur keshtu ne nje ndeshje me shume probleme me arbitrimin qe ndikoi padyshim ne rezultatin e saj. Kuqeblute jane mundur 1-2 nga Tirana U17, nje sfide kjo ne mes dy ekipeve kryesuese te kampionatit. Futbollistët shkodranë kanë kaluar të parët në avantazh që në minutën e 23-të me anë të mesfushorit Maliqi. Por festa e tyre nuk ka zgjatur shumë. Me të rinisur loja, tiranasit e kanë nisur shpejt lojën dhe në një aksion, topi ka përfunduar në zonën shkodrane ku dhe ka prekur dorën e njërit prej lojtarëve të Vllaznisë dhe arbitri nuk ka hezituar të tregojë pikën e bardhë.Nga distanca e 11-metërshit, Qefalia ka qene i sakte duke e derguar topin në rrjetë dhe duke barazuar shifrat. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 53-të ka sërish 11-metërsh për bardheblutë, i cili është kontestuar gjatë nga shkodranët që sipas tyre nuk ka qenë aspak i tillë. Arbitri nuk ka hequr dorë nga vendimi i tij dhe Qefalia e ka gjuajtur atë, duke shënuar sërish dhe duke kaluar ekipin e Tiranës në avantazh.Vllaznia ka patur rastet e saj, ka reaguar fuqishem dhe ne kete takim ka pretenduar per dy 11-metersha por arbitri asnjerin prej tyre nuk ka menduar ta akordoje. Sikur te mos mjaftonte kjo gje, ne minutat e fundit te ndeshjes, ekipi shkodran ka shenuar nje gol qe eshte anulluar nga arbitrat e takimit.Perfundimisht 2-1 per Tirana U17 por shkodraneve duket se nuk do t’u dale kollaj inati me arbitrimin qe i shkaktoi humbjen e pare ne kampionat. Nderkohe Vllaznia U19 i ka marrë barazimin Tiranës në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Skënder Halili” të kryeqytetit e cila është mbyllur në barazim 0-0. Duhet thënë se paraqitja e ekipit shkodran në këtë takim ka qenë e mirë dhe ndonëse ai ka luajtur që nga minuta e 67-të me një futbollist më pak pas daljes me karton të kuq të Çulajt, sërish ka rezistuar duke i marrë pikën ekipit kryesues të kampionatit.
© vllaznia.al