Vllaznia U17 s’shkon në finale të Kupës. Ndalet nga 11-metërshat

30

17 vjeçarët shkodranë nuk ia kanë dalë të përsërisin sezonin e kaluar kur shkuan në finale të Kupës së Shqipërisë.Mesditën e sotme ato janë përballur në Kamëz me Teutën dhe kanë humbur ndaj saj vetëm pas gjuajtjes së 11-metërshave.I gjithë takimi është mbyllur në barazim pa gola ndërkohë që pas gjuajtjes së penalltive, Teuta është treguar më e saktë duke fituar 4-2 dhe duke u kualifikuar për në finale të Kupës.Ndeshja në fakt ka dhuruar emocione. Që në minutën e pestë Vllaznia U17 ka fituar të drejtën e një 11-metërshi por Pusi nuk ka qenë i saktë këtë herë duke mos arritur dot të shënojë. Në minutën e 25-të ndërkohë do të ishte rasti për 11-metërsh për Teutën por edhe Duka për të është i pasaktë nga pika e bardhë dhe nuk arrin të shënojë.Me vazhdimin e lojës kanë vijuar përpjekjet për të shënuar nga të dy ekipet, por asnjëri nuk ka shënuar dot, duke bërë që në fund t’i drejtohen 11-metërshave, aty ku durrsakët ishin më të suksesshëm.U17 kësisoj nuk arrin të shkojë në finale ndërkohë që tashmë duhet të presim atë se çfarë do të dhurojë Vllaznia U19 në gjysmëfinalen e nesërme ndaj Shkëndisë së Durrësit.
© vllaznia.al