Vllaznia U19 bën të vetin edhe trofeun e dytë të këtij sezoni

162

19 vjeçarët e Vllaznisë fitojnë edhe trofeun e dytë të këtij sezoni. Pas Kupës së Shqipërisë të fituar dy muaj më parë, sot shkodranët bënë të tyrin edhe trofeun e “Kampionit të Grupit A” ose siç konsiderohet ndryshe “Kampion i Veriut”. Duhet edhe një ndeshje për t’u mbyllur faza e tretë e kampionatit por pas takimeve të djeshme, diferenca e Vllaznia U19 me Shkëndinë, rivalen e saj kryesore ka shkuar në pesë pikë dhe prandaj nuk mund të arrihet më prej saj, duke e bërë të pavlefshëm ballafaqimin mes tyre javën e ardhshme në Kamëz.Vllaznia U19 sot ka fituar me rezultatin 4-1 ndaj Shënkollit në ndeshjen e luajtur në “Reshit Rusi”. Në pjesën e parë ka qenë mesfushori Rigers Xhahysa që ka shënuar dhe me këtë gol do të mbyllej pjesa e parë. Në të dytën do të ishte sërish Xhahysa që do të dyfishonte shifrat në minutën e 51-të dhe tre minuta më vonë do të ishte Alfons Kulla që do të trefishonte shifrat.Për miqtë do të mendonte Danaj për të ngushtuar shifrat në ’59 me 11-metërsh megjithatë mbrojtësi Jozefin Rrasa në minutën e 70-të do të shënonte edhe golin e katërt dhe të fundit të ndeshjes. Përfundimisht 4-1 për Vllaznia U19 që ngjitet në kuotën e 65 pikëve pas kësaj jave ndërsa Shkëndia ka barazuar 2-2 me Tiranën dhe mbetet në kuotën e 60 pikëve. Vllaznia U17 nderkohe ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj kryesueses së kampionatit, Tiranës. Në takimin ndaj bardhebluve protagonisti kryesor i suksesit ka qenë mesfushori Arjet Bizi. Në minutën e 24-të ai ka shënuar golin e parë të ndeshjes duke kaluar në avantazh Vllaznia U17. Në pjesën e dytë ndërkohë, si rrjedhojë e presionit të vendasve ka ardhur edhe goli i dytë i tyre. Në fakt ka qenë autogoli i Gjokës ai që ka mbyllur ndeshjen me fitoren e Vllaznia U17 me rezultatin 2-0.
© vllaznia.al