VLLAZNIA U19 FITON 1-0 NDAJ TIRANËS DHE NGJITET NË KRYE TË RENDITJES

287

Goli i Lisajt i ka mjaftuar Vllaznia U-19 për të marrë një tjetër fitore në kampionat. Ka ndodhur kështu në ndeshjen ndaj Tiranës, e luajtur mesditën e sotme në fushën “Reshit Rusi”, ndeshje e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit. Pjesa e parë do të mbyllej në barazim ndërsa në fillimin e së dytës do të shënohej edhe goli i vetëm i takimit me anë të Lisajt. Pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve, nuk ka patur gol tjetër deri në fund të ndeshjes. Me këtë fitore, Vllaznia U19 është ngjitur në kuotën e 16 pikëve duke mbajtur tashmë vendin e parë në renditje pas javës së shtatë të kampionatit.
Formacioni i Vllaznia U19 ne kete ndeshje ishte ky: Qarri, Mehja, Repaj, Lekaj, Kovaçi, Xhahysa, Shimaj, Asllani, Qardaku, Lisaj, Ndreca. U aktivizuan edhe Mali, Rrasa e Sekja.
www.vllaznia.al