Vllaznia U19 fiton 4-1 ndaj AAS, ndalet Vllaznia U17

137

Nje fitore dhe nje humbje, keto kane qene rezultatet per ekipet e Akademise Vllaznia ne javen e 18-te te kampionatit, jave kjo qe ka qene e fundit e fazes se dyte te kampionatit. Ekipi U19 ka luajtur ne Shkoder ndaj AAS dhe ka arritur te fitoje ndersa ai U17 ka luajtur ne Kukes dhe eshte mundur.
Ne takimin e te rinjve, Vllaznia U19 ka luajtur me mire dhe ka fituar me rezultatin e thelle 4-1 ndaj AAS. Takimi eshte zhbllokuar qe ne minuten e 10-te kur Qardaku ka shenuar golin e pare.fundin e pjeses se pare do te vinte edhe autogoli i Amulit dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej me shifrat 2-0 per kuqeblute e drejtuar nga trajneri Zmijani.Ne fillimin e se dytes u krijua ideja se AAS do zgjohej dhe sulmuesi Çoba ka ngushtuar shifrat ne minuten e 56-te. Por vetem kaq. Vllaznia do te merrte perseri frenat e lojes ne dore dhe ka arritur te shenoje edhe dy gola te tjere.Fillimisht ka qene Qardaku qe ka shenuar golin e trete nderkohe qe te katertin e ka shenuar mesfushori Asllani. Perfundimisht 4-1 per Vllaznia U19 e cila me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 43 pikeve dhe duke qene serish ne vend te dyte me dy pike me pak se Shkendia qe kryeson.
Nderkohe pas katër javësh me rezultate pozitive, Vllaznia U17 është ndalur në ndeshjen e rradhës. Ajo ka luajtur paraditen e së shtunës në Kukës ndaj ekipit vendas dhe është mundur me rezultatin 1-0. Fatin e kësaj ndeshje do ta vendoste një gol i shënuar në sekondat e parë të ndeshjes. Ademaj ka kaluar në avantazh kukësianët menjëherë sapo arbitri sinjalizoi për nisjen e takimit. Të shokuar nga pësimi i golit kaq shpejt, futbollistët shkodranë janë munduar të reagojnë por pavarësisht presionit që kanë ushtruar, ata nuk ia kanë dalë dot të barazojnë në pjesën e parë. E njëjta situatë edhe në të dytën. Futbollistët e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi kanë bërë shumë përpjekje për të gjetur të paktën golin e barazimit por nuk ia kanë dalë dot. Përfundimisht 1-0 për Kukësin dhe shkodranët nuk kanë dashur t’u besojnë syve se si ka mundësi ta humbin ndeshjen me një gabim të vetëm. Me këtë humbje, Vllaznia U17 ka mbetur në kuotën e 28 pikëve dhe mban vendin e tretë në renditje.
© vllaznia.al