Vllaznia U19 fiton pastër në Laç. Mund 3-0 vendasit

501

Vllaznia U19 ka vijuar me serine e fitoreve ne kampionati. Pasditen e sotme ajo ka fituar në Laç ndaj skuadrës vendase me rezultatin e pastër 3-0.
Rezultati eshte zhbllokuar shume shpejt. Ne minuten e 11-te ka qene mesfushori sulmuesi Akil Ndreca ai qe ka shenuar golin e pare per kuqeblute.
Nderkohe, nje minute para fundit ka ardhur edhe goli i dyte me autor Muhamedin Lisajn. Pjesa e parë do të mbyllej me këto dy gola ndërkohë që në pjesën e dytë do të shënohej edhe goli i tretë dhe i fundit.
Në minutën e 63-të ka qenë sërish Ndreca që do të dërgonte topin në rrjetë duke shënuar golin e fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore Vllaznia U19 është ngjitur në kuotën e 19 pikëve duke mbajtur vendin e dytë në tabelën e renditjes, por duhet të kujtojmë se ajo ka një ndeshje më pak, atë që do të luajë javën e ardhshme me Partizanin.
© vllaznia.al