Vllaznia U19 fiton thellë ndaj Internacional, humbet Vllaznia U17

338

Vllaznia U19 merr nje tjeter fitore ne kampionat, madje kete here me goleade ndaj Internacional te cilin e ka mundur ne shifrat e thella 5-0. Në ndeshjen e luajtur në “Reshit Rusi” , kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani, kanë shënuar shumë shpejt. Ata kanë kaluar në avantazh në minutën e 10-të pas autogolit të shënuar nga Reçi i Internacional. Gjashtë minuta më vonë do të vinte goli i dytë me autor mesfushorin Uheid Hoxha ndërkohë që në ’38 do të vinte edhe goli i tretë me autorë Eridon Qardakun. Pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 3-0 për ekipin shkodran. Në fillimin e së dytës, pikërisht në minutën e parë të saj sulmuesi Muhamedin Lisaj do të shënonte golin e katërt ndërsa një minutë më vonë do të ishte sërish mesfushori Hoxha që do të shënonte golin e pestë dhe të dytin për të. Ky do të ishte njëkohësisht goli i fundit i kësaj ndeshje. Përfundimisht 5-0 për Vllaznia U19 që pas kësaj fitoreje ngjitet në kuotën e 28 pikëve duke mbajtur kreun e renditjes. Shumë pozitiv është edhe diferenca e golave të shënuar me ato të pësuar që është +29. Shifra këto që tregojnë më së miri se ky ekip është i denjë për t’u shpallur kampion edhe këtë sezon. Por disi me ndryshe eshte ecuria e ekipit U17. Ai eshte mundur 0-1 nga Internacional ne ndeshjen e rradhes. Dalja me karton te kuq e mesfushorit Arjet Bizi ne minuten e 37-te ka ndikuar ne rezultat. Ne pjesen e dyte miqte kane shenuar ne ’57 me ane te Balit dhe ky gol i ka mjaftuar per ta fituar ndeshjen.
© vllaznia.al