Vllaznia U19 grumbullohet para gjysmëfinales ndaj Flamurtarit

333

Nesër në orën 10.00 do të zhvillohet në Kamëz ndeshja gjysmëfinale e kampionatit kombëtar të të rinjve, ajo në mes Vllaznisë dhe Flamurtarit. Në kampin shkodran janë në përgatitjet e fundit për këtë takim dhe çdo gjë po shkon ashtu si duhet. Drejtori i Akademisë Qashif Hoxha në një prononcim për mediat shprehet i bindur tek suksesi i këtij ekipi që ka në përbërje lojtarë të talentuar. “Ne jemi gati per kete ndeshje dhe besoj se do ta kalojme me sukses. Stafi ka marre te gjitha masat per skuadren nderkohe qe edhe klubi na ka krijuar kushte optimale per kete ndeshje. Meqenese ndeshja do te luhet ne oren 10.00, kemi kërkuar që ekipi te grumbullohet nje nate perpara ne nje nga hotelet e kryeqytetit per te qene gati ndeshjen dhe kjo kërkesë na është plotësuar dhe gjej rastin t’i falenderoj drejtuesit e klubit për mbështetjen e dhënë. Besoj se jemi gati per ballafaqimin me Flamurtarin, nje ekip qe e vleresojme por ne me shume besojme tek ekipi yne se ka me shume vlera se kundershtari dhe prandaj presim qe ai te jete ne finale”- eshte shprehur Hoxha. Ndërkohë i pyetur në lidhje me të ardhmen e këtyre futbollistëve, shumica e të cilëve nuk do të kenë më moshën për të luajtur me këtë ekip sezonin e ardhshëm, drejtori Hoxha shprehet. “Kemi te bejme me nje brez lojtaresh te talentuar te datelindjes 2000 dhe 2001. Ata jane qe 15 vjeç kampione dhe jane rritur me kete fryme, prandaj dhe besojme tek to se edhe sivjet do të jenë sërish kampionë”.
© vllaznia.al