Vllaznia U19 mund Laçin, ndalet Vllaznia U17

450

Vllaznia U19 eshte rikthyer serish tek fitorja teksa ne ndeshjen e rradhes per kampionat ka fituar 2-0 ndaj Laçit ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Ne pjesen e pare ka shenuar sulmuesi Sidrit Barbullushi golin e pare ne minuten e nente ndersa ne te 90-ten ka qene Samuel Asllani ai qe ka dyfishuar shifrat. Duhet thene se perveç ketyre dy rasteve, ekipi kuqeblu ka patur edhe shume raste te tjera shenimi por qe jane shperdoruar nga lojtaret e tij.
Nga ana tjeter, Vllaznia U17 eshte befasuar nga Laçi dhe takimi eshte mbyllur ne barazim 2-2. Kurbinasit kanë udhëhequr 2-0 deri në minutën e 70-të por në fund gjithçka është mbyllur në barazpeshë dhe ekipet kanë ndarë nga një pikë.Laçi U17 e ka nisur me gol ndeshjen. Në minutën e 2-të ka fituar një 11-metërsh i cili është kthyer në gol nga ana e futbollistit Bytyçi. Po ky futbollist do të shënonte edhe golin e dytë 20 minuta më vonë dhe pjesa e parë kësisoj do të mbyllej me shifrat 0-2.Nga ana tjetër, ekipi shkodran u gjend i papërgatitur nga kjo lojë e miqve dhe kanë reaguar me vonesë. Në minutën e 70-të ka qenë kapiteni Papaj ai që ka ngushtuar shifrat ndërkohë që tetë minuta para fundit, Vllaznia U17 do të fitonte një 11-metërsh të cilin do ta kthente në gol sërish Papaj.Në minutat e fundit, pavarësisht përpjekjeve të ekipit shkodran nuk ka patur gol tjetër dhe kësisoj i gjithë takimi është mbyllur në barazim 2-2 dhe ekipet kanë ndarë nga një pikë dhe Vllaznia U17 është ngjitur tashmë në kuotën e 20 pikëve duke mbajtur vendin e dytë në renditje.
© vllaznia.al