Vllaznia U19 ngre lart edhe trofeun e dytë të sezonit

111

Vllaznia U19 merr edhe trofeun e dytë sezonal, atë të Kampionit të Grupit A. Kupa I është dorëzuar kapitenit Lekaj pas përfundimit të ndeshjes së fundit të fazës së tretë të kampionatit. Kuqeblutë konfirmojnë edhe njëherë vlerat e tyre. Ata e kishin siguruar këtë trofe që një javë përpara dhe për rrjedhojë nuk I kanë kushtuar shumë rëndësi takimit ndaj Shkëndisë të cilin e kanë humbur me rezultatin 3-0. Për dy drejtuesit e Akademisë Vllaznia, Qashif Hoxha dhe Alban Neziri këto suksese të këtij ekipi nuk janë rastësi por frut I punës së bërë prej vitesh. Ndërkohë ditën e hënë në orën 11.00 në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit do të hidhet shorti I turit gjysmëfinal të kampionatit dhe Vllaznia U19 do të mësojë emrin e kundërshtarit me të cilin do të ndeshet fundjavën e ardhshme.
© vllaznia.al