Vllaznia U19 shkon +3 nga Shkëndia e vendit të dytë, Vllaznia U17 fiton 3-0 me Partizanin

215

Në barazim 1-1 është mbyllur ndeshja e javës së 22-të së kampionatit, ajo në mes 19 vjeçarëve të Vllaznisë dhe Ilirisë, e luajtur në stadiumin e qytetit të Krujës pasditen e së mërkurës. Shkodranët përveçse me kundërshtarin, janë ndeshur edhe me një arbitrim aspak korrekt të gjyqtarëve. Në minutën e 24-të ata akordojnë një 11-metërsh të paqenë. Vllaznia U19 pas shumë presionesh, ka arritur të barazojë në minutën e 64-të pas ekzekutimit perfekt të një goditje dënimi nga ana e Qardakut. Pavaresisht rasteve te tjera, nuk ka patur gola ne minutat e mbetura. Përfundimisht barazim 1-1 por kjo pikë ka vlejtur shumë sepse rivali kryesor i Vllaznisë, ekipi i Shkëndisë ka humbur 0-1 ndaj Partizanit. Në këtë mënyrë, diferenca në mes këtyre dy ekipeve tashmë ka shkuar në +3 pikë në favor të ekipit shkodran që kryeson i vetëm renditjen.
Nderkohe Vllaznia U17 ka luajtur ne kryeqytet ndaj Partizanit dhe ka fituar me rezultatin e paster 3-0. Sfida në mes tyre ka qenë shumë e rëndësishme sepse përballeshin me njëri- tjetrin ekipet e vendit të tretë dhe të katërt. Futbollistët shkodranë të drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi ka treguar vlerat e veta në këtë përballje dhe ka fituar me rezultatin e pastër 3-0.Në fakt gjithçka është zgjidhur në pjesën e dytë të ndeshjes sepse e para është mbyllur në barazim pa gola. Që në minutën e parë të kësaj pjese, ka qenë mesfushori Muliu ai që ka zhbllokuar rezultatin duke kaluar në avantazh kuqeblutë. Ndërkohë, pesë minuta më vonë, Vllaznia U17 do të shënonte edhe golin e dytë, këtë herë me anë të sulmuesit Nikaj.Me këtë gol, ekipi shkodran vendosi supermacinë në fushën e lojës duke e mposhtuar kundërshtarin në të gjitha drejtimet, megjithatë për të mbyllur ndeshjen do të mendonte sulmuesi tjetër, Sufaj i cili në minutat e fundit do të shënonte edhe golin e tretë dhe të fundit të këtij takimi.Duke mposhtuar Partizanin, Vllaznia U17 ka arritur ta kalojë këtë skuadër në renditje dhe tashmë janë shkodranët në vendin e tretë të renditjes.
© vllaznia.al