Vllaznia U19 shkon në finale. Shkëlqen portieri Qarri

121

Vllaznia U19 ka fituar ndaj Shkëndisë së Durrësit dhe ka kaluar në finale dhe për koinçidencë, për të përcaktuar fituesin edhe sot është dashur gjuajtja e 11-metërshave.Dhe njeriu që ka vendosur fatin e tyre ka qenë portieri 18 vjeçar Kristi Qarri i cili ka qenë i mrekullueshëm duke pritur tre 11-metërsha dhe ka kaluar Vllaznia U19 në finale.
Sa i takon ndeshjes, shkodranët kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Ndrecës në minutën e 26-të por festa ka zgjatur vetëm pak minuta. Tre minuta më vonë durrsakët kanë barazuar me anë të Kuqit.Pas këtij goli, pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve, nuk ka patur gola të tjerë dhe për këtë arsye, janë dashur gjuajtjet e 11-metërshave për të shpallur fituesin.Nga Vllaznia kanë gjuajtur vetëm tre lojtarë e pikërisht Shima, Repaj e Lekaj sepse nuk ka qenë më e nevojshme ngaqë kundërshtari ndër katër ka shënuar vetëm një.Tre të tjerat e gjuajtura nga Kuqi, Brahilika e Mehja janë pritur nga portieri i Vllaznisë Qarri i cili çon ekipin e tij në finale, aty ku do të ndeshen të mërkurën me ekipin e Besës.
© vllaznia.al