Vllaznia vijon përgatitjet për ndeshjen e së dielës me Dinamon

174

Ekipi i Vllaznisë ka vijuar me përgatitjet për ndeshjen me Dinamon. Pasditen e sotme në fushën sportive të Shtojit ka zhvilluar seancën e rradhës stërvitore. Nën drejtimin e trajnerit Canaj kanë qenë të pranishëm të gjithë futbollistët, por dy prej tyre në fakt kanë zhvilluar stërvitje individuale. Mbrojtësi Antonio Marku dhe Arsen Hajdari kanë shfaqur shqetësime të ndryshme dhe për këtë arsye, janë këshilluar të mos marrin ngarkesa të plota për këtë seancë dhe ndoshta edhe ditët e ardhshme.Vllaznia do të luajë ditën e dielë në orën 16.00 në Pezë- Helmes ndaj Dinamos dhe padyshim që do të kërkojë fitoren edhe në të.
© vllaznia.al