Vllaznia “zbret” në fushë, zhvillon seancën e parë stërvitore të këtij viti

610

Ekipi i Vllaznisë pasditen e sotme është bashkuar i gjithi duke zhvilluar seancën e parë për këtë vit. Nën drejtimin e trajnerit Jonuz dhe ndihmësve të tij Osja e Lekiqi, futbollistët kuqeblu në fushën sportive të Golemit kanë bërë atë çfarë u kanë thënë trajnerët ndërkohë që ekipi do të vijojë të jetë në Shkodër edhe dy ditët e ardhshme ndërkohë që të mërkurën do të udhëtojnë drejt Ohrit të Maqedonisë së Veriut ku do të zhvillojnë një stërvitje disaditore dhe bashkë me ta, edhe 3 takime miqësore. Në seancën e sotme kanë munguar disa lojtarë, kryesisht me leje por ndërkohë në ditët e ardhshme, ekipi do të plotësohet jo vetëm me to por edhe me lojtarë të tjerë që pritet t’i bashkohen Vllaznisë për gjysmën e dytë të sezonit. Viti 2020 duket se ka nisur me optimizëm në kampin shkodran dhe kuptohet që të gjithë janë të vetëdijshëm se i pret një garë e fortë por futbollistë e trajnerë janë të vendosur për të arritur objektivat që ato kanë për këtë sezon.
© vllaznia.al