Vllaznia zhvillon edhe seancën e dytë në Ohër, situatë optimale në rradhët e futbollistëve

588

Skuadra e Vllaznisë ka zhvilluar paraditen e sotme seancën e dytë stërvitore në Ohër. 21 futbollistët që janë të grumbulluar kanë qenë në dispozicion të stafit teknik për të aplikuar programin e hartuar prej tij dhe kjo seancë, kryesisht e përqendruar në aspektin fizik, ka zgjatur rreth dy orë. Ajo çka është e rëndësishme ka të bëjë me faktin që gjendja e të gjithë lojtarëve është e mirë dhe asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur probleme dhe janë duke i përballuar si duhet ngarkesat stërvitore. Pasdite ndërkohë ekipi do të zhvillojë edhe seancën e dytë, e cila do të jetë e shoqëruar edhe me palestër.
© vllaznia.al