Zyrtare/ Kampionati i Kategorisë Superiore do të rinis më 3 qershor

352

Paraditen e sotme është zhvilluar një takim në mes drejtuesve të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe drejtuesve të të gjithë klubeve pjesmarrëse në Kategorinë Superiore. I pranishëm ka qenë edhe administratori i KF Vllaznia Suad Lici. Pas shumë diskutimeve, të gjitha palët kanë rënë dakord që kampionati të rinisë më 3 qershor dhe të përfundojë më 29 korrik ndërkohë që finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më 2 gusht. Për mediat, ka folur pas kësaj mbledhje edhe administratori i klubit tonë i cili është shprehur: “Mund të them se ishte një takim pozitiv për të rikthyer njerëzit te sporti. U diskutuan disa gjëra të rëndësishme, ramë dakord për kalendarin për marrjen e masave dhe ruajtjen e distancës. Ne si klub i Vllaznisë sigurisht që do i marrim masat, jemi të pajisur me kamera termike dhe me të gjitha masat për dezinfektim. Shpresoj t’i rikthehemi futbollit. Me konsensus ramë dakord që kampionati të rifillojë më 3 qershor. Ne jemi në gjendje lufte dhe nuk kemi pasur probleme me lojtarët, por e rëndësishme është që të kthehet jeta sportive.”, u shpreh Lici.
© vllaznia.al