Zyrtare: Ndeshja Iliria- Vllaznia shtyhet për të hënën

218

Në kalendar ka qenë e planifikuar për t’u luajtur të shtunën por ndeshja e javës së fundit të fazës së parë të kampionatit, ajo në mes Ilirisë dhe Vllaznisë, është shtyrë për të hënën. Ky është njoftimi që Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka shpërndarë për klubet. Takimi do të startojë në orën 14.00 të ditës së parë të javës që vjen në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë- Krujës. Po kështu mësohet se kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e spektatorëve si rrjedhojë e dënimit të fushës për Ilirinë. Po ashtu, bëhet e ditur se kjo ndeshje do të transmetohet drejtëpërdrejtë nga RTSH për të gjithë sportdashësit. Objektivi i Vllaznisë pavarësisht këtyre fakteve do të jetë vetëm fitorja e kësaj ndeshje, për ta mbyllur siç duhet fazën e parë të kampionatit.
© vllaznia.al