Zyrtarizohet ndërprerja e bashkëpunimit me futbollistin Samet Ruqi

615

KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e sotme edhe zyrtarisht futbollisti Samet Ruqi nuk do të jetë më pjesë e saj. Me këtë lojtar kishte disa ditë që ishte ndërprerë bashkëpunimi megjithatë vetëm sot ai ka tërhequr dokumentacionin pranë zyrave të klubit duke qenë tashmë i lirë për të firmosur me çdo skuadër tjetër.
KF Vllaznia e falenderon futbollistin Samet Ruqi për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve për ekipin tonë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!
© vllaznia.al