Kroati Bushiç i gatshëm për ndeshjen e Kukësit

68

Nëse nuk ka luajtur në takimin e parë të kampionatit, atë me Flamurtarin, sulmuesi kroat Tomislav Bushiç pritet të jetë në formacionin e Vllaznisë në javën edytë, në ndeshjen ndaj Kukësit. Deri pas dy javësh do të mbyllet gjithçka sa I takon ardhjes së leje-kalimit të tij dhe ai do të jetë I gatshëm për të luajtur. Në fakt, kuqebutë e kanë shumë problem gjetjen e një sulmuesi- gold he prandaj ata shpresojnë ta kenë gjetur atë tek Bushiç. Të paktën CV-ja e tij garanton shumë gola megjithatë duhet parë se çfarë do ndodhë realisht në fushën e lojës.

Kroati Bushiç të paktën nga sa thuhet por edhe nga sa është parë në këto pak seanca stërvitore që është pjesë e kuqebluve, ka paraqitur një formë të mirë sportive dhe për më tepër ka treguar se e njeh mjaft mirë portën. Kjo në fakt është ajo që i duhet Vllaznisë aktualisht më shumë se gjithçka tjetër.