Shkodranët të zhgënjyer me Vucajn e Nimanin

71

Drejtuesit e Vllaznisë ndonëse nuk e kanë shprehur publikisht, duken shumë të zhgënjyer me vendimin e dy futbollistëve shkodranë, Erjon Vucajt dhe Valdano Nimanit. Ai kishin marrë ofertën financiare të kuqebluve, kishin rënë thuajse dakord me gjithçka dhe thjesht kanë udhëtuar për të mbyllur gjithçka me presidentin e Laçit Pashk Laska. Por duket se ka qenë ky I fundit që me insistimin e tij I ka mbajtur të dy futbollistët sërish në skuadër edhe për sezonin e ri. Vucaj e Nimani për rrjedhojë I kanë lajmëruar drejtuesit shkodranë për vendimin e tyre dhe sigurisht që ata janë ndjerë të zhgënjyer. Kjo ngaqë me marrjen e këtyre dy futbollistëve ata I kishin bërë planet ndryshe por jo gjithçka ka shkuar sipas planeve të tyre.