Kategoria e pare

# Skuadra ND PIKE
1 VLL 3 9
2 DI 3 6
3 IL 2 3
4 ER 2 3
4 KO 2 3
4 VE 2 3
7 BE 2 3
7 SH 2 3
9 VO 2 0
10 BU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2794
mod_vvisit_counterDje8442
mod_vvisit_counterKete jave21926
mod_vvisit_counterTe gjitha8446307

Bindja e Çinarit. Duhet të fitojmë patjetër edhe ndaj Luftëtarit

Shtyp pdf

Gabimet e bëra para portës në ndeshjen e fundit ndaj Lushnjës do të mundohen t'i korigjojnë në takimin e së dielës ndaj Luftëtarit, në mënyrë që të merret një tjetër fitore që do t'u bënte jo pak punë në renditje. Një deklaratë të tillë e ka bërë para këtij takimi një nga protagonistët e rasteve të humbura ndaj lushnjarëve të mëkurën, pikërisht Erald Çinari në prononcimin e tij të sotëm para gazetarëve.Sipas tij, mbi të gjitha rëndësi ka të merret trepikëshi edhe në këtë takim."Padyshim që tashmë vëmendja është përqendruar tek sfida me Luftëtarin, një ndeshje e fortë por besoj se është e kalueshme. Vërtetë kemi humbur shumë raste ndaj Lushnjes por nganjëherë të mungon edhe fati para portës kundërshtare.Mbi të gjitha e rëndësishme është që morëm tre pikë në atë ndeshje dhe tashmë duhet të korigjojmë "shënjestrën" ndaj gjirokastritëve. Nuk ka rëndësi se kush shënon, puna është të marrim një tjetër fitore"- është shprehur ai.Edhe mesfushori 21 vjeçari ashtu si Lika e Tafili pak ditë më parë, në daljen e tij publike, ka patur dëshirë t'i bëjë thirrje tifozëve për të qenë të pranishëm në numër edhe më të madh në shkallët e stadiumit këtë herë. "Tifozët janë frymëzimi jonë prandaj duhet të jenë pranë nesh. Vërtetë mund të jenë të mërzitur nga lojërat që kemi zhvilluar apo dhe mungesa e rezultateve por vetëm duke qenë pranë njëri-tjetrit, do ia dalim të kthehemi aty ku i takon Vllaznisë"- ka thënë Çinari në prononcimin e tij.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al