Entuziasëm tek Vllaznia. Synohet fitorja e rradhës ndaj Erzenit

318

Pasditen e sotme ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar seancën e rradhës në fushën sportive të Shtojit. Stafi teknik gjatë kësaj seance ka punuar kryesisht në planin taktik duke bërë gati skuadrën për ndeshjen e së shtunës ndaj Erzenit. Me përjashtim të kapitenit Lika, Bardullës e Selimajt, pjesa tjetër e futbollistëve do të jetë e gatshme për këtë sfidë. Në rradhët e sportistëve ka besim se do ia dalin me sukses edhe në ndeshjen e rradhës ndaj Erzenit, për të marrë ndaj tij fitoren e rradhës. Megjithatë trajneri Lika dhe ndihmësit e tij janë munduar ta mbajnë skuadrën me këmbë në tokë duke u munduar të injektojnë tek pjestarët e saj idenë se për të marrë trepikëshin e rradhës, duhet ta meritojnë në fushën e lojës. Bindja për këtë ekziston tek të gjithë megjithatë duhet siguruar brenda 90 minutave të ndeshjes që do të luhet ditën e shtunë në orën 14.00 në fushën sportive “Reshit Rusi”.
© vllaznia.al