Jonuz: Kukësi shumë i fortë, por Vllaznia nesër synon fitoren ndaj tij

551

Dy fitoret e fundit kanë rritur edhe më shumë entuziasmin në kampin shkodran. Në pragndeshjen me Kukësin që do të luhet nesër në orën 13.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, do të kërkohet sërish fitorja. Këtë gjë ka deklaruar në konferencën e sotme për shtyp edhe trajneri Mirsad Jonuz. Më poshtë keni edhe përgjigjet e tij për pyetjet e bëra nga gazetarët:

– Morët tre pikë mjaft të arta ndaj Skënderbeut, si duket situata në ekip tashmë?

Mund të them se situate është shumë e mirë. Kemi marrë shtatë pikë në tre përballjet e fundit duke përfshirë edhe Teutën. Tani ne duhet që të përqendrohemi tek takimi i nesërm ndaj Kukësit. Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme. Do të luajmë me një ekip shumë të mirë, me lojtarë shumë të mirë. Ne duhet që të luajmë shumë seriozisht ndaj kësaj skuadre. Para se të futemi për të laujtur këtë takim duhet që të harrojmë çdo gjë. Vetëm të përqendrohemi tek kjo skuadër.

– Çfarë mund të thoni për Kukësin?

Çfarë mund të them për këtë skaudër? Kemi zhvilluar edhe një takim me këtë skuadër në Elbasan. I njoh të gjithë lojtarët dhe të gjithë kualitetet që ka. Mund të kenë ndonjë mungesë. Por unë njoh mirë sesi e qarkullojnë topin, sesi luajnë ato. Megjithatë mund të them se edhe skuadra jonë është shumë e fortë. Kam folur edhe me lojtarët që të japim maksimumin dhe ta shijojnë këtë takim.

Po për ekipin tuaj?

Për Vllazninë thjesht dua t’i uroj lojtarët e mi për atë çfarë kanë dhënë. Një problem që kemi tani dihet mungesa e Hygorit. Por po mundohemi që të aktivizojmë lojtarët e tjerë dhe të marrim më të mirën prej tyre. Orari i takimit të nesë mund të mos jetë I mirë për tifozët tanë por për lojtarët është një orar i përshtatshëm, për më tepër se edhe koha është e mirë. Edhe stërvitjen e kemi zhvilluar në atë orë. Po ashtu i bëj sërisht thirrje tifozëve për të na ndjekur.

-Dy fitore në transfertë ndaj Luftëtarit e Skënderbeut. Tani ka ardhur rradha që të fitohet në “Loro Boriçi”?

Ne besojmë për të arritur tek më e mira. Duke shikuar edhe klasifikimin e ekipeve gjithçka është e hapur. Një fitore të ngre dhe një humbje të zbret në rrenditje. Nga Skënderbeu tek Kukësi në krye diferencat janë të vogla. Ne duhet që ta fitojmë këtë takim. Kemi një shans shumë të mira dhe kjo do të na ndihmojë që të mbyllim këtë pjesë të sezonit në një pozicion të kënaqshëm. Në momentin që ne marrim nesër 3 pikë edhe skuadra do ta ketë më te thjeshtë edhe me Partizanin.

-Në opinion është mendimi që ndaj Kukësit do të ishin të kënaqur edhe me një barazim. Po ju si e mendoni?

Për mua është shumë e rëndësishme që të luajmë mirë, të luajmë mirë taktikisht dhe pse jo të besojmë për një fitore.

Këtë javë janë larguar nga tre ekipe tre trajnerë. Sëfundmi për ju në media përflitet për një ofertë nga Partizani. Çfarë ka të vërtetë në këtë aspekt?

Unë kam nisur një projekt serioze në Shkodër. Pavarësisht probleme që kemi patur, kemi arritur që të gjithë sëbashku t’ia dalim dhe do të vazhdojmë që të dalim sërish me sukses deri në fund.

-Si e keni pruitur ju lajmin që Partizani preferon Jonuz?

Unë nuk kam informacion dhe asnjë kontakt direkt për këtë.
© vllaznia.al