Jonuz: Vllaznia në rrugën e duhur. E rëndësishme të mos humbasim në Ballsh

426

Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz është i kënaqur me mënyrën si e ka nisur ekipi i tij kampionatin por nga ana tjetër, kërkon që kjo ecuri të ruhet edhe për dy ndeshjet e rradhës. Duke filluar nga ajo e nesërmja ndaj Bylisit në transfertë. Numri 1 i pankinës shkodrane në konferencën e shtypit të pragndeshjes, është shprehur optimist për një rezultat pozitiv edhe në këtë përballje. Ja si i është përgjigjur Jonuz pyetjeve të gazetarëve:

-Si duket situata pas takimit me Laçin në skuadrën tuaj?
-Dua të jap një mesazh për lojtarët e mi dhe dua që ti falenderoj, pasi kanë dhënë maksimumin e tyre. Ishte një fitore e mirë dheme vlerë për ne. Pas kësaj ndeshje, kemi disa probleme të vogla për të zgjidhur. Vetëm Gligorovi ka probleme, pjesa tjetër stërvitet normalisht. Kemi bërë dy ditë stërvitje dhe lojtarët janë mirë. Dje e kemi pasur pushim dhe sot do vazhdojmë punën normalisht. E kam parë Bylisin, kemi marrë informacion për ta dhe kemi bërë analizë për të. Është skuadër e mirë. Luajnë me të njëjtin sistem, kanë një trajner të mirë. Besoj se lojtarët e mi do japin maksimumin. Bylisi ka një mesfushë të mirë, si edhe lojtarë të mirë në sulm. Shpresoj që lojtarët e mi të japim meksimumin. Por besoj që lojtarët tonë do të japim gjithçka për marrjen e këtyre tre pikëve.

-Si e shikoni, ka një ekzaltim shumë të madh pas fitores me Laçin?
-Jo jo nuk mendoj kështu. Çdo ndeshje do të jetë një eksperiencë e re për ne. Laçi ishte një ndeshje që mbaroi, tani kemi Bylisin. Çdo ndeshje e re është një punë e re për ne. Unë jam i kënqur dhe kam një ekzaltim se shikoj se tek skaudra që ka një psikologji të re. Të gjithë po stërviten profesionalisht dhe mendoj se në përfundim të këtij takimi të marrim tre pikët.

-Ish-trajneri I Vllaznisë, Armando Cungu, theksoj se Hygor ishte lojtari më I dobët në takimin me Laçin, pavarësisht golit që shokoi…?
-Është opinioni i tij. Unë kam një mesazh për trajnerët shkodranë, që të vijnë e të mbështesin skuadrën dhe të jenë suport për të. Ato janë trajnerë që jetojnë në Shkodër dhe duhet ta mbështesin Vllazninë. Nuk ka rëndësi për mua se çfarë thotë një trajner apo një tjetër. Kërkoj një mbështetje nga ana e tyre.

-Do të kënaqeni edhe me një barazim në takimin me Bylisin apo do të kërkoni vetëm fitore?
-Për ne do të jetë shumë e rëndësishme që të mos humbim. Fillimi i kampionatit është shumë i rëndësishëm. Pas ndeshjes me Tiranën do të kemi më shumë kohë të punojmë, do kemi 15 ditë pushim. Pranë skuadrës do të jetë edhe Emersoni. Po presim edhe lojtarin nga Uganda, do të bëhet gati edhe wendërsoni dhe Ramadani, pra do të jemi më ndryshe. E rëndësishme është që kalojmë me sukses këto dy skuadra.

-Pas ndeshjes me Laçin, Shtubina u shpreh se mund ta kemi më lehtë me Bylisin sesa e kishim me Laçin. Cili është mendimi juaj?
-Shtubina ka folur normalisht. Unë kam filozofin time. Ndoshta nesër Shtubina nuk luan. Unë kam 24 lojtarë. Kam 3 portierë dhe nesër mund të luaj portieri Sherri. Pra kjo nuk është se unë duhet të jap një mendim a është I drejtë apo jo si e mendon lojtari ndeshjen.

-Në këtë fillim si e mendoni, Vllaznia do të jetë për mbijetesë, për mesine tabelës apo pse jo edhe për vendet e para?
-Për ne është shumë e rëdësishme formimi i skuadrës. Kam lojtarë të ardhur vonë siç janë brazilianët. Po ashtu edhe grupi tjetër nuk ka më shumë se 20 ditë punë. Pas Tiranës do të kemi edhe 15 ditë të tjera për të punuar. Kjo është më e rëndësishmja për mua. Po të fillojmë që të diskutojmë që tani për vendin ku do të jemi nuk është në favorin tonë. Për mua është më mirë që të punoj shumë me ekipin. Për mua e rëndësishme është puna. Kam filozofi tjetër si në jetë e në sport. Kam një fat që lojtarët që kam i kam shumë intiligjenta dhe që punojmë shumë. Mendoj se nëse vijnë që të gjithë lojtarët në formën e tyre atëherë situata do të jetë edhe më e mirë.

-Tre takime për 8 ditë, pasi do të luhet edhe me Tiranën ditën e shtunë, do të jetë problem për ekipin?
Nuk është aspak normale për të bërë pas tre ditësh një ndeshje kaq të rëndësishme. Për ekipin nuk është aspak normale gjithë ky ritëm në start të punës. Nuk është normale as për ne e as për Tiranën. Të paktën të ndrsyhojmë kalendarin për ditën e d-elë.

-Në Shkodër ka problem politike që kanë shoqëruar edhe Vllazninç. A jeni në djeni dhe sa mund të ndikojnë tek ju?
Për mua nuk është aspake rëndësihme politika. Do të kisha dashur që të jetë jashtë sportit, jashtë futbollit. Unë kam nevojë për mbështetje në Shkodër. Për ish-lojtarë, ish-trajnera, bisnesmenë që të jenë afër Vllaznisë. Pas ndeshjes me Tiranën do të kemi mundësi që të diskutojmë më shumë rreth këtyre gjërave. Unë nuk jam magjistar, t’i ndryshoj gjërat të gjithë menjeherë.

-Cili është objektivi juaj?
-Këtë do ta them pas gjashtë muajsh. Për të ndërtuar një skuadër duhen duy vite. Duhet që të shkohet në Europë. Duhet një kohë.

-Pra sërish do të jetë objektiv mbijetesa?
-Kjo do të shikohet takim pas takimi. Dhe pa një farë kohë mund të thuhet se ku do të shkojmë. Nuk mundesh me dalë e me tregu histori. Gjithçka në vendin dhe momentin e duhur.