Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të KF Vllaznia sh.a shtyhet për të martën

578

Paraditen e sotme ishte planifikuar zhvillimi i mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Klubit të Futbollit Vllaznia, e cila kishte si pikë kryesore miratimin e projekt- buxhetit të këtij klubi për vitin 2020 si dhe diskutime të ndryshme. Kjo mbledhje nuk është zhvilluar pasi është shtyrë për ditën e martë të javës që vjen, pikërisht në orën 12.00 teksa kryetarja e Këshillit Bashkiak Brisela Kadija ka bërë të ditur se do të ketë një kordinim të mbledhjes së Asamblesë së Klubit të Futbollit Vllaznia me atë të Këshillit Bashkiak Shkodër.
© vllaznia.al